Nis vaksinimi masiv në sheshin “Skënderbej”, të moshuarit presin në radhë për të marrë dozën: Kemi besim dhe jemi të sigurt që do dalim mirë

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka nisur vaksinimi masiv i popullatës në sheshin “Skënderbej”.

Siç shihet edhe në foto të moshuarit janë në pritje për të plotësuar formularin dhe më pas për të bërë vaksinën kundër koronavirusit.

Mësohet se të moshuarit janë njoftuar nga mjeku i familjes për tu paraqitur dhe për të bërë vaksinën kundër koronavirusit, Sinovac.

Të moshuarit si fillim do të plotësojnë një fomular më pas do të vaksinohen dhe do të qëndrojnë rreth 20 minuta në një ambient për të parë nëse do të kenë ndonjë efekt nga vaksina.

“Po presim vaksinën jemi në radhë. Kemi besim dhe jemi të sigurt që do dalim mirë. Të gjithë thonë shyqyr që erdhi,” tha një i moshuar që priste në radhë për të marrë dozën.

Imunizimet do të fillojnë për personat +70 vjeç me vaksinën kineze, ndërkohë që aplikimet mund të bëhen në portalin e-Albania.

Gjithashtu vijon vaksinimi i mësuesve me AstraZeneca.

Zjarr Tv Ad