Ditën e sotme ka nisur vendosja e bovave ë reja, ku nëpërmjet tyre do të përcaktohet vizualisht kufiri në liqenin e Shkodrës mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Ja njoftimi
Nis vendosja e bovave të reja në liqenin e Shkodrës.
Nëpërmjet këtyre bovave përcaktohet edhe vizualisht kufiri në liqenin e Shkodrës mes Shqipërisë e Malit të Zi.
Vendosja e bovave të reja bëhet pas një komunikimi të vijueshëm nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, me palën kufitare të Malit të Zi.
Gjatë ditës së sotme, me ndihmën e helikopterit të Forcës Ajrore si dhe të Repartit të Hidrografisë të Ministrisë së Mbrojtjes, filloi operacioni për vendosjen e tyre në kufirin e liqenit të Shkodrës.
Kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të zi në Liqenin e Shkodrës, e ndajnë 21 bova, të cilat për shkak të kushteve atmosferike u dëmtuan dhe nuk ekzistonin prej vitesh.
Hani i Hotit, ShkodërNis vendosja e bovave të reja në liqenin e Shkodrës.Nëpërmjet këtyre bovave percaktohet edhe vizualisht kufiri në liqenin e Shkodrës mes Shqiperise e Malit te Zi. Vendosja e bovave të reja bëhet pas një komunikimi te vijueshem nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, me palën kufitare të Malit të Zi.Gjatë ditës së sotme, me ndihmën e helikopterit të Forcës Ajrore si dhe të Repartit të Hidrografisë të Ministrisë së Mbrojtjes, filloi operacioni për vendosjen e tyre në kufirin e liqenit të Shkodrës.Kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të zi në Liqenin e Shkodrës, e ndajnë 21 bova, të cilat për shkak të kushteve atmosferike u dëmtuan dhe nuk ekzistonin prej vitesh.
Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 24. Januar 2019