Nisen drejt Tiranës qytetarët nga Berati

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu siç edhe ishte parashikuar, protestës së sotme të opozitës në Tiranë, do t’i bashkohen si në çdo protestë tjetër edhe demokratë të Beratit. Të organizuar përpara selisë blu ata sapo janë nisur drejt Tiranës, me autobusë dhe mjete të vogla.

Kryetari i PD-së Berat, Gazmend Azizi ka konfirmuar se janë rreth 700 protestues që po nisen nga PD Berat në mbështetje të protestës së shtatë të opozitës së bashkuar për të rrezuar këtë qeveri të inkriminuar, ndërkohë që nga LSI-ja konfirmohet një numër prej rreth 400 protestuesish që janë nisur në këtë protestë.

 

Zjarr Tv Ad