Nishani flet për fitoren e Lulzim Bashës: Këto janë gjëra shumë të rënda, ja çfarë na pret në vijim…

0
534
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar në PD, teksa foli për zgjedhjet e mbajtura një ditë më parë për kryetarin e kësaj partie, u shpreh se;

“Më shumë se kurrë më parë, sot është koha e thënies së të vërtetave. Të vërtetat mund të mos i pëlqejnë një pjese, mund të duken të hidhura, por PD ka prekur një cak fundor ku jo vetëm se nuk ka se çfarë të humbasë me tej përveç faktit të një ringritje të shpejtë, me themel të gjërave, por kjo ringritje mund të bëhet vetëm nga identifikimi dhe thënia e të vërtetave. Nëse vazhdojmë gënjejmë veten dhe të tjerët, jo vetëm që nuk kemi ndihmuar PD-në, por s’kemi ndihmuar as Shqipërinë dhe as dinjitetin tonë personal”. – tha Nishani.

Por kush është e vërteta e PD në këtë moment, sipas Bujar Nishanit? “Për herë të parë që nga themelimi, PD do të mbetet për 3 mandate në opozitë. PD nuk ka pasur asnjëherë rastin të jetë kaq e rrëgjuar në numra elektoralë, të jetë kaq e mbyllur në komunikimin brenda vetes së saj, të jetë kaq e pabesueshme për opinionin publik. PD nuk ka pasur kurrë ditë më të keqe nga pikëpamja e organizimit dhe besimit që PD ka te opinioni publik. Këto janë gjëra shumë të rëndë, të cilat kërkojnë një përmbysje radikale të mënyrës së drejtimit të deritanishëm”, – tha Nishani.

“PD kishte nevojë që të shkonte në mënyrë të relaksuar, në mënyrë të hapur për një analizë të madhe tek anëtarësia. Ndoshta shtatori mund të ishte periudha më e mirë, pasi edhe njerëzit do të ishin pak më të relaksuar, por edhe të ishin lehtësuar pak nga shoku psikologjik që pësuan nga rezultati i 25 prillit. Duhet të kishte një analizë të detajuar. Kjo u pamundësua, u retushua dhe u kalua në një proces i paragjykuar dhe përfshiu pakicën e anëtarësisë, pasi shumica e bojkotoi. Prandaj them se jemi në një situatë të keqe si kurrë më parë”, – tha Nishani për A2.

Zjarr Tv Ad