Nishani: Kryeministri shkeli Kushtetutën, po luan jashtë rregullave

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Marrëveshjet ndërkombëtare do ta detyrojnë kryeministrin Edi Rama që të ushtrojë detyrën e Ministrit të Jashtëm, pasi Presidenti i Republikës do t’i japë plotfuqishmërinë Ministrit të dekretuar dhe jo Gent Cakaj.

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani, akuzon Edi Ramën se e ka futur diplomacinë shqiptare në kolaps duke shkelur Kushtetutën.

Bujar Nishani: Nëse do të bënim një paralelizëm do të pranonim sikur në fushën e futbollit të luhej futboll me top edhe jashtë vijave kufizuese të fushës. Kjo është logjika që ka përdorur Kryeministri, por në sensin jo të lojës tashmë, por të sjelljes ndaj shtetit, ndaj është një akt i paprecedentë, çka praktikisht ka futur në kolaps Republikën Parlamentare në Shqipëri.

Nishani kërkon nga Rama që në momentin kur të jetë kohë për të ulur më palën greke në tryezë për paktin detar të dalë para publikut shqiptar dhe të marrë mbrapsht kompetencat që ja ka dorëzuar Gent Cakajt.

Bujar Nishani: Edi Rama ja ka deleguar kompetencat dhe firmën zotin Cakaj, por natyrisht për të bërë tendera dhe për të blerë kancelaritë në ministrinë e Jashtme. Presidenti është i detyruar që këtë plotfuqishmëri është i detyruar ta japë me emrin Edi Rama. Duhet të dalë para publikut dhe të deklarojë që unë tërheq deklaratën time dhe firmën që ja kam deleguar.

Për mosdekretimin e Gent Cakaj nga Ilir Meta, ish-Kreu i Shtetit shprehet se do të jetë Gjykata Kushtetuese që do ti japë ose jo të drejtë Presidentit të Republikës.

Ndërsa për mospajisjen me certifikatë sigurie të Gent Cakaj, gjatë kohës që ushtronte detyrën e zv/ministrit, Bujar Nishani mendon që nuk është e mjaftueshme vetëm hetimi parlamentar, por kërkon që të nisë një hetim gjyqësor për të vënë para drejtësisë përgjegjësit.

 

Zjarr Tv Ad