Nga Bujar Nishani.
Edi Rama foli sot për “gogolin” e territ nga energjia duke stigmatizuar situatën në Kosovë. Për të shitur “zotësinë” dhe “aftësitë” e tij qeverisëse na tha se “shihni si është katandisur Kosova për energji”! Pra, Edi Rama është “shpëtimtari” pasi duke u krahasuar me Kosovën që është në krizë energjitike, ne jemi mirë!!!
Po mirë more manipulator vulgar, simbol i paaftësisë, që e ke kthyer këtë shtet në një tallava të madhe rurale, pse të krahasohemi me Kosovën, vetëm 12 vite shtet?!
Po pse mos të krahasohemi me Maqedoninë e Veriut?! Pse jo me Malin e Zi?! Pse jo me Serbinë?! Pse jo me Kroacinë e pse jo me Greqinë?! Apo dalim blozë?!
Nuk po shkoj pak më larg nga rajoni ynë, se ju pushtetarët e zullumit, hajnisë e shkatërrimit, ju duket ekstravagancë që shqiptarët të pretendojnë normalitet evropian.
Po të mos ishte për strategjinë e mençur dhe shtetare të platformës së investimeve në hidrocentrale madhore dhe private nga qeveria paraardhëse e Partisë Demokratike, me atë shkatërrim e abuzim që i bëre rezervave ujore këtë verë e vjeshtë që shkoi, tani do të kishin plasur gjeneratorët rrugëve të Shqipërisë. Fiks siç e bëtë Shqipërinë deri në vitin 2005, kur e dorëzuat copë e çikë.
Mashtrimin kur është dhe vulgar, s’ta ha as pengu yt!