Nishani: Pse Basha nuk kërkon Komision Hetimor për lejet e kullave në Tiranë?

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Bujar Nishani

Të nderuar miq, a mund të na thotë ndokush pse L. Basha nuk kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar lejet e dhëna nga Bashkia e Tiranës dhe proçeset për ngritjen e kullave skandaloze në Kryeqytet ?

Sipas një raporti të Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, rreth 60 për qind e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën kohore 2017-2019 në kryeqytet nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për 3 vitet janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro.

Raporti i Moneyval për vitin 2019 e riktheu Shqipërinë në “listen gri” të vendeve me nivel të lartë të riskut të pastrimit të parave. Sipas raporteve ndërkombëtare të agjencive që monitorojnë pastrimin e parave, Tirana është në krye të qyteteve ku më së shumti ushtrohet ky “aktivitet”.

Pra ka një shqetësim të madh të opinionit publik për ekzistencën e një rrjeti të gjërë kriminal me profil mafioz në kontrollin e territorit të Kryeqytetit. Elektorati i opozitës dhe strukturat e Partisë Demokratike kanë denoncuar prej vitesh se paratë e pista përdoren për blerjen e votave në fushatat elektorale. Tani ngrihet një pikëpyetje e madhe (??????)

Pse L. Basha nuk shfrytëzon grupin parlamentar për të hetuar këto çështje por bën teatër me Becchettin ????? A nuk guxon ? A nuk ka vullnet ? Apo nuk kupton ?

Zjarr Tv Ad