Nishani: Radikalizim i aksionit opozitar, faza e betejës finale

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani ka parashikuar radikalizimin e aksionit politik të opozitës së bashkuar, duke u shprehur se tashmë ka nisur faza e betejës finale e përballjes me “regjimin monopartiak”.

Në një intervistë për “Top Talk”, Nishani është shprehur se, qëllimi i opozitës nuk ka dështuar, për arsye se aksioni i saj nuk ka përfunduar.

“Opozita në gjykimin tim ka hyrë në fazën e betejës finale. Përderisa nuk kemi një proces të përfunduar, nuk mund të themi që dështoi qëllimi i opozitës. Mendoj se do të ketë një radikalizmim akoma më të madh politik të këtij procesi; të përballjes së qytetarëve me këtë që është tashmë është instaluar si regjim monopartiak”, deklaroi ish–presidenti.Sipas tij, reagimi qytetar do të tejkalojë edhe menaxhimin politik apo procedural, që opozita mund t’u bëjë qytetarëve.

“Janë akumuluar aq shumë problematika, që po bëhen shumë agresive. Bëhet fjalë për çështje sociale dhe ekonomike, që opozita nuk mund t’i menaxhojë dot. 85% e qytetarëve shqiptarë nuk janë me këtë qeveri, që do të thotë se 15% nuk mund të sundojë më”, u shpreh Nishani.

 

Zjarr Tv Ad