Nishani reagon i revoltuar: “Idioti provokator ka kufizuar kompetencat e Presidentit”

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka dalë me një reagim të fortë pas 4 kufizimeve të kompetencave që ndërmori sot maxhoranca për Presidentin e Republikës.

I revoltuar Nishani shkruan se kjo nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës dhe paralajmëron se ky legjislacion do të kthehet pas 6 muajsh.

Postimi i plotë:

“Idioti provokator ka hedhur në tregun e idiotësive të tij të pafundme të ashtuquajturin “Ligji për Presidentin e Republikës”

Në këtë botë ka “idiotë të dobishëm” dhe “idiotë të dëmshëm”

Idioti i dëmshëm në rastin tonë, nuk ka bërë një ligj për Presidentin e Republikës por ka shkruar një Kushtetutë paralele sipas humorit pervers të sektit që ka krijuar, duke provokuar rëndë Kushtetutën e Republikës, seriozitetin e shtetit, kodet e një shoqërie normale civile.

Idioti i dëmshëm që ka humbur çdo lloj ekuilibri, nuk mund të imagjinoi dot një shtet me “Kryetar Shteti”, me “Institucionin e Presidentit të Republikës”, me “Kushtetutë” “Kode” e “ligje” që rregullojnë e mbrojnë shtetin, sistemin, qytetarin !

Idioti i dëmshëm ka vetëm një model që reflekton! Idiotësinë !

Çdo vend (Republikë) në botë, i madh apo i vogël, i pasur apo i pazhvilluar, në Evropë, Afrikë, Azi apo Amerikë e ka një Ligj për Presidentin e Republikës.

Paçavurja e idiotësisë që paraqitet tek ne nuk ka asnjë lidhje e asnjë ngjashmëri minimale me askënd, me asnjë me askund në botë !

Sot në Shqipëri nuk ka më vlerë asnjë legjislacioni (ose krim inal ose sharlatan) që prodhohet nga minoranca pushtetmbajtëse.

Askush të mos i kushtojë vëmendje e të shpenzojë kohë për të.

Nuk ja vlen për asgjë !

Pas 6 (gjashtë) muajsh, kam bindjen më të palëkundur që, Shqipëria do të ketë mundësinë për një revolucion dramatik në legjislacionin e vet, që nga referendumi e deri tek akti më i thjeshtë juridik !

“Idiotësia”, nuk do të jetë objekt i atij legjislacioni pasi trajtimi i saj i përket profesionistëve të shëndetit.

Korrupsioni, hajdutëria, inkriminimet, shkatërrimet, dhun imet, do të kalojnë rrep tësisht në “vrimën e gjil përës” së atij legjislacioni, për këdo që sot bën rrolin e idiotit!” – shkruan Nishani.

Zjarr Tv Ad