Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Bisedimet mes delegacioneve ukrainase dhe ruse në Bjellorusi filluan rreth orës 12:00.
Delegacioni i Ukrainës përfshin disa zyrtarë të rangut të lartë, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky nuk ka marrë pjesë në bisedime. Ukraina kërkoi një “armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse” në fillim të takimit.
Ndërkohë, Moska dëshiron të arrijë një marrëveshje që do ishte në interes të të dyja palëve, sipas negociatorit rus, Vladimir Medinsky. Përpara fillimit të takimit, presidenti ukrainas Zelensky, u bëri thirrje trupave ruse të linin armët dhe ndërsa Bashkimit Europian i kërkoi të anëtarësim të menjëhershëm të Ukrainës në union.
Ulja në tryezë e dy delegacioneve, vjen në ditën e pestë të hyrjes së forcave ruse në Ukrainë.