Nisin firot te Reali, 24 vjeçari firmos me kampionët Europian

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reali i Madridit nuk mendon vetëm për merkaton në hyrje, por edhe atë në dalje.

Pas firmave me Luka Jovic, Eden Hazard, Ferland Mendy dhe Militao, gjiganti spanjoll ka bërë edhe shitjen e parë të kësaj merkatoje vere.

Raul de Tomas, sulmuesi i talentuar i akademisë  së ekipit “Los Blancos” është sakrifica e parë e Realit, që mbush arkat me 25 milionë euro nga largimi i tij. 24 vjeçari, që sezonin e kaluar e mbylli me Rayo Vallecano ka firmosur me Benfikën.

Autori i 38 rrjetave me Vallecano kërkohej edhe nga Valencia, por duket se kushtet në kontratën me kampionët e Portugalisë e kanë joshur spanjollin për të ndryshuar ambient dhe për të provuar veten në një tjetër kampionat.

 

Zjarr Tv Ad