Nisin lëvizjet për krijimin e partive të reja në Zgjedhjet e 2021-shin

0
39

Më pak se një vit na ndajnë nga zgjedhjet e 2021-shit dhe tashmë shumë nga aktorët politikë, brenda dhe jashtë Parlamentit, kanë nisur veprimet për lëvizje të reja politike. Deri më tani skenës së politikë shqiptare pritet t’i shtohen disa parti të reja dhe disa prej tyre për të cilat shkruhet në media apo kanë bërë paralajmërime janë: Grupi parlamentar demokrat në Kuvend ka nisur lëvizjet për krijimin e një parti të re politike, emri i së cilës është Lëvizja Demokratike Shqiptare. Protagonistët mendohet se janë Halit Valteri dhe Myslim Murrizi. Lëvizja Vetëvendosja e Kosovës, me në krye Albin Kurtin, pritet të angazhohet si lëvizje politike në Shqipëri, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 2021-shit. Përfaqësuesi i saj në Shqipëri, Arbër Zaimi ka sinjalizuar shndërrimin në parti politike dhe pjesëmarrjen në zgjedhje. Rudina Hajdari ka paraljmëruar krijimin e një partie të re, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për Lëvizjen Demokratike Shqiptare, apo është një parti më vete. “Ka shumë hapësirë, ka shumë demokratë që janë të zhgënjyer, do krijojmë një ekip shumë të mirë që do jenë në gjendje që të dalë ballë se kush është opozita e vërtetë. Pse mos të ndodhë kjo gjë? Të kthejmë sytë nga shqiptarët, që të shohin se ka shpresë në vend”, tha Hajdari në një intervistë rreth dy muaj më parë. Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka paralajmëruar krijimin e një force të re politike, me emrin ‘Poli i Tretë’, për të sfiduar PD-PS në zgjedhjet parlamentare të 2021. Kryeministri Edi Rama pak kohë më parë ngriti dyshimet për krijimin e një partie nga presidenti Ilir Meta: “Unë po ju them që shumë shpejt do shikoni një lëvizje të re qytetare, që pak nga pak do transformohet në një parti”. Një hap i tillë është mohuar nga Meta.