Nisin negociata për kthimin e fëmijëve shqiptarë nga Siria

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanë nisur negociatat për kthimin e të gjithë fëmijëve shqiptarë që ndodhen në kampin Al-Houl në Siri. Lajmi konfirmohet nga Konsulli i Nderit i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Liban, Mark Ghraib, në  alloubnania.com.

Pas suksesit në rikthimin e shqiptarit, Alvin Berisha nga Kampi Al-Houl në Siri, Mark Ghraib ka marrë autorizimin zyrtar nga autoritetet shqiptare dhe ka nisur negociatat me personat e interesuar për të tërhequr  qytetarët shqiptarë të cilët janë në Kampin Al-Houl.

Operacioni i shpëtimit do të kryhet për të gjithë fëmijët e të mitur nga mosha 16 vjeç e poshtë. Gjatë vitit 2012-2014 brenda territorit sirianë janë futur 31 fëmijë shqiptarë bashkë me prindërit e tyre, ndërkohë që 20 të tjerë kanë lindur në Siri nga prindër shqiptarë.

Zjarr Tv Ad