Nisin përgatitjet për Maratonën e Tiranës

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanë nisur përgatitjet për edicionin e katërt të maratonës në Tiranë që do mbahet me 13 tetor.

Ky event, që tashmë po kthehet në një traditë, është aprovuar nga Federata Botërore e Atletikës, si dhe nga federata shqiptare.

Në këtë edicion, gara në Maratonën e Tiranës është e organizuar për 3 kategori: Gjysmë maratona (21 ), Tirana 10 K, dhe “We too”, e cila është më shumë një kategori motivuese sesa garuese.

Itineraret e reja, të certifikuara nga Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës, do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit.

Në 13 tetor përveç aktiviteteve sportive, do mbahen edhe aktivitete kulturore dhe artistike.

Ndërsa për fituesit e Maratonës Tirana 2019 do ketë edhe shpërndarje të çmimeve.

Zjarr Tv Ad