Në një njoftim, ARRSH bën të ditur se punimet do të kryhen për riparimin e ndriçimit, i cili aktualisht është jashtë funksionit.
Sipas grafikut është parashikuar që punimet të përfundojnë brenda afatit 20-ditor dhe do të kryhen gjatë natës për të mos penguar trafikun, duke filluar nga data 23.08.2021, ora 22:00-06:00, deri në datën 11.09.2021.
“Për rritjen e sigurisë rrugore në këtë segment, ARRSH ka miratuar urdhrin e punimeve të emergjencës (EËO 024), për riparimin dhe vënien në funksion të ndriçimit rrugor të këtij aksi të rëndësishëm për qarkullimin e mjeteve .
Kryerja e këtyre punimeve do të bëhet në mënyrë të sigurt dhe cilësore pa penguar trafikun, është e domosdoshme që korsia e shpejtësisë, e drejtimit Shkozet-Plepa, apo Plepa-Shkozet (sipas nevojave dhe fluksit të trafikut), të bllokohet duke vendosur të gjithë sinjalistikën informuese/paralajmëruese në përputhje të plotë me “Manualin e Sinjalizimit Rrugor”.
Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj për punimet që do të kryhen gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftimin e ARRSH.