Nisja e fushatës elektorale/ Meta del me mesazhin e prerë pak ditë para zgjedhjeve

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka ndarë një mesazh në kuadër të nisjes së fushatës elektorale. Kreu i shtetit thotë se fushata për zgjedhjet e pjesshme është një mundësi e mirë për garuesit dhe subjektet që të parashtrojnë programet e tyre konkrete. Meta thekson se vota është forca e vetme dhe e vërtetë e qytetit në demokraci.

Fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në Bashkitë Shkodër, Durrës, Lushnjë, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë, që nis sot, është një mundësi e shkëlqyer për subjektet garuese dhe kandidatët e tyre për të parashtruar programe konkrete zhvillimi dhe gjithëpërfshirjeje në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të ndershme, të një fushate në mbështetje të Kodit Elektoral, ligjeve dhe Kushtetutës, të drejtë, transparente, larg retorikës, tensioneve dhe fenomeneve të papranueshme që kemi parë në të kaluarën, i inkurajoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote, në të gjashta njësitë vendore, të marrin pjesë masive në zgjedhje. Nuk duhet humbur mundësia për çdo qytetar të tregojë forcën dhe vullnetin e tij për të zgjedhur kandidatin apo kandidaten më të mirë që do të drejtojë bashkinë e tyre në të ardhmen. VOTA ËSHTË FORCA E VETME DHE E VËRTETË E QYTETARIT NË DEMOKRACI!

Zjarr Tv Ad