Susanne Schütz, Drejtoresha e Ballkanin Perëndimor në Zyrën e Jashtme Federale Gjermane, ka përcjellë një mesazh në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.
Me anë të një postimi në twitter ajo shkruan se Gjermania është e bindur se Shqipëria do të lulëzojë në promovimin e multilateralizmit, ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
“Urime Shqipërisë për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në 2022/23. Të bindur se Shqipëria do të lulëzojë në promovimin e multilateralizmit, ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, qeverisjen e mirë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, të cilat janë kaq të rëndësishme për të gjithë ne” shkruan ajo në postim.