Nisja e sezonit turistik/ Plehrat “mbulojnë” zonën e Lungomares në Vlorë, banorët: I hedhin tek kanali kullues, erë shumë e rëndë

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Problemet financiare sa i takon financimeve për pastrimin e qytetit të Vlorës, kanë shkaktuar probleme të shumta me ndotjen e ambientit pikërisht në nisjen e sezonit të policisë.

Në zonën e “Lungomares” përveç pamjes shqetësuese, problem është edhe era e rëndë e mbetjeve të hedhura pa kriter nëpër rrugë të cilat merren nga ndërmarrja e pastrimit dehe hidhen në kanalin kullues duke e rënduar edhe më shumë situatën.

Banorët shprehen se ndotja është shumë problem i madh për ta dhe se nis sapo nis sezoni i plazhit.

“Janë edhe njerëzit që nuk marrin vesh, njerëz injorantë që nuk e marin vesh se ato janë sëmundje. Por kjo duhet të pastrohet se është shumë problem.

Kjo zona këtu që sa ka filluar plazhi mbushet plot, si kazanat brenda po ashtu edhe jashtë ka shumë mbeturina të hedhura”– u shprehën disa prej banorëve.

Zjarr Tv Ad