Nisja e vitit akademik, flet Ilirjana Kuçana: Jam kundër vaksinimit me detyrim, të ofrohen teste PCR falas për studentët që nuk duan vaksinën

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedagogia Ilirjana Kuçana ka qenë e ftuar ditën e sotme në studion e Fax News për të folur mbi kundërshtinë e studentëve për vaksinimin e detyruar.

Ilirjana Kuçana theksoi se vaksinimi nuk duhet të jetë me detyrim por i duhet dhenë mundësia studentëve që të zgjedhin vetë. Ajo shtoi se për aq kohë sa një student nuk dëshiron të bëjë vaksinën, Ministria duhet t’i ofrojë teste PCR falas.

“Mendoj të marrim hapin e parë, teste falas. Ndoshta një ditë ata binden. Unë kam qenë shumë skeptike. Por pastaj vedosa të shkoj të vaksinohem. Unë jam kundër vaskinimit me detyrim. Duhet të jetë çështje zgjedhje. Por ai grup që nuk pranon të vaksinohet, unë mendoj se duhet të ofrohet teste falas. Ndoshta më pas ata binden të shkojnë të vaksinohen. Ku ka dëshirë gjendet dhe zgjidhje. Ka studentë të cilët për sëmundje të ndryshme nuk mund të vaksinohen. Prandaj duhej bërë një plan i mirë. Është zgjedhje e studentëve. Zëri kritik është i nevojshëm. E vetmja eshqetësuar është qeveria. Unë dua sa më shumë zëra politikë, që të përmirësohem. Ambientet e universitetit kishte një numër të madh studentësh. Sallat ishin plot. Dukej më e bukur godina me vajza djem të rinj, të bukur. Studentët kërkojnë PCR falas. Mendoj se kjo kerkesë duhet të merret parasysh. Kanë marrë një formë peticioni për të kërkuar ministrisë që të ofrojë PCR falas që të mos humbin vitin shkollor. Auditorin nuk e zëvendëson asgjë“, tha ajo.

Ndër të tjera, Ilirjana Kuçana u shpreh se nuk i pëlqeu imazhi në universitetet shqiptare që u pa sot, pasi kishte prezencë policie. Ajo tha se nuk i pëelqen as të dëgjojë përplasje mes studentëve dhe pedagogëve.

“Dua ta nis me një urim për suksese të gjithë studentëve. Për hir të së vërtetës nuk ngjan mnirë për aq kohë sa shikojmë që ka polici brenda universiteteve. Dua që policia të jetë sa më larg. Bota akademike duhet të jetë mbi politikën. Sipas një urdhëri të Ministrisë studentët e pavaksinuar nuk duhet të lejohen në auditor. Në disa fakultete ka pasur tensione mes studentëve dhe policisë. Kjo zgjidhje duhet të ishte menduar shumë kohë më parë. Kemi dy vite me mësim online. Mendoj se deklarata e kryeministrit urdhërore ka prodhuar të kundërtëtën. Nuk më erdhi mirë kur dëgjova se viti akademik nisi me përplasje me studentëve dhe pegdagogëve. Nuk mund të ketë përplasje mes tyre“, deklaroi pedagogia.

Zjarr Tv Ad