Nisma e PS për shkarkimin e Metës/ BE: Zgjedhjet e 25 Prillit plotësuan kushtet për negociatat…

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca, ashtu si në rastin e shpalljes “non gratta” të ish-kryeministrit Sali Berisha, nuk ka pasur koment për komisionin parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

 Pyetjes për këtë zhvillim nga ana e mazhorancës, zoti Soreca është shprehur se këto janë çështje që i takojnë punëve të brendshme të Shqipërisë. Ndërkaq, nuk ka ngurruar të vlerësojë Zgjedhjet e 25 Prillit si proces.

 Madje ai shkoi edhe më tej duke thënë se janë pikërisht këto zgjedhje, që përmbushën kushtet e çeljes së negociatave që priten së shpejti nga KE. Për zotin Soreca edhe në raportin paraprak të OSBE/ODIHR, është vlerësuar procesi zgjedhor në ditën e zgjedhjeve.

Këto komente politike Soreca, i ka bërë nga Përmeti nga ku ndodhej në kuadër të turit një javor që ka ndërmarrë në të gjithë vendin në kuadër të “Javës së Europës”.

Itinerarin e takimeve Soreca e ka nisur me një takim me kryebashkiaken e Përmetit Alma Hoxha, nga ku është njohur me projektet e financuara nga BE në këtë qytet. Kryebashkiakja Hoxha me këtë rast veçse ka vlerësuar Sorecën, i ka dhënë edhe çelësin e qytetit.

 Në takimet në Përmet, ambasadori i BE në vendin tonë, ka inspektuar edhe panairin me punime të të rinjve vendas, produkte artizanale. Soreca shoqërohej nga ambasadorja e Greqisë Eleni Filipidhu, përfaqësues të Ambasadës Italiane në Tiranë, si dhe ambasadori shqiptar të BE Zef Mazi.

Zjarr Tv Ad