Nisma e qeverisë për ndërtimet pa leje, eksperti i ekonomisë: Ndihmon në pastrimin e parasë

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i ekonomisë, Mateo Spaho i ftuar në “Radari Informativ” në Abc ka folur për vendimin e fundit të qeverisë atë të sekuestrimit të ndërtimeve pa leje, e cila parashikon që ndërtuesi ose ja fal qeverisë, ose e blen këtë pronë me çmim tregu.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi nëse ky vendim i qeverisë për tu dhënë mundësinë ndërtuesve që të blejnë me çmim tregu ndërtimet pa leje do u jepte mundësinë disa njerëzve të pastronin paratë, Spaho tha se kjo është shumë e mundshme.

Sipas tij qeveria po u jep mundësinë klientëve të vet që me apo pa amnisti fiskale ata të pastrohen.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Kohët e fundit kemi parë një propagandë të madhe të qeverisë për ndërtimet pa leje, duket se ka një lloj amnistie nuk ka më burg, por ose do ja japin shtetit ose do ta blejnë me çmimin e tregut. Por a nuk ka rrezik kjo për pastrimin e parave?

Spaho: E dhatë vetë përgjigjen. Në Shqipëri kemi rreth 280 mijë vendbanime të ndërtuara pa leje. E gjithë kjo masë është vendosur që në radhë të parë të lejojë që me dhe pa amnisti fiskale, miqtë e pushtetit ta hedhin lumin, por nga krahu tjetër kjo masë është mënyrë presioni ndaj një pjesë të popullsisë që atëherë kur duhet të votojë partinë që duhet.

/Abcnews.al/

Zjarr Tv Ad