Nisma e Ramës, reagon Basha: Skandali i nxjerrjes së pagave nuk mbulohet me shfaqje bajate, kryeministri vetëm propagandë di të ofrojë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas nismës së njoftuar sot nga kryeministri Edi Rama për këshillimin me shqiptarët, ku nuk munguan dhe akuzat ndaj opozitës.

Përmes një postimi në Twitter, kryedemokrati e cilëson Ramën ‘shkatërrues të mirëqenies së shqiptarëve’, duke theksuar se afera mafioze e inceneratorëve dhe nxjerrja në pazar e të dhënave të qytetarëve të një vendi anëtar të NATO-s, nuk e mbulon dot me shfaqje bajate.

“Këto akuza vjedhjesh, mashtrimesh, manipulimesh që po lëkund themelet e shtetit, s’kanë nevojë për shfaqje, por kërkojnë drejtësi për të çliruar shqiptarët nga shteti i kapur nga korrupsioni. përballë furisë së skandaleve që e ekspozojnë si shkatërruesin e mirëqenies së shqiptarëve.

Afera mafioze e inceneratorëve dhe nxjerrja në pazar e të dhënave më sensitive të qytetarëve të një vendi anëtar të NATO-s nuk e mbulon dot me shfaqje bajate. Pasi i ka varfëruar, përgjuar, shantazhuar për të masakruar zgjedhjet, doli me devizën e vjetër “ç’thotë partia bën populli, ç’do populli bën partia”, sepse propaganda është e vetmja gjë që di të ofrojë…”, shkruan Basha.

Zjarr Tv Ad