Nisma për publikimin e pagave, Guxholli: Formë presioni! Kjo çështje nuk i takon qeverisë

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar qeveria do të pyesë qytetarët nëse duhet publikuar lista e pagave të qytetarëve.

Kështu ajo që u përkthye në një skandal me publikimin e të dhënave personale do të marrë formën e një nisme duke bërë që njëherë në vit listat e pagave të bëhen publike.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë temë ishte e ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Zana Guxholli eksperte ekonomie.

“Në këtë situatë që ndodhemi ne kuptohet që qeveria gjen mundësin të meret më këtëo probleme. Publikimi dhe mos publikimi i pagave është një problem që zgjidhet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit dhe nuk eshtë fare problem qeverisë.

E thëna që ne do publikojmë pagat është një llloj presioni dhe një mënyrë për të hapur diskutim që njërëzit të merren me këtë.

Publikimi i vjetshëm pati një problematikë të madhe, publikimi i të dhënave të qytetarëve”, u shpreh Guxholli.

Zjarr Tv Ad