Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kur vendi është përfshirë nga kriza politike, më 25 shtator do të mbahet një tryezë gjithëpërfshirëse për reformën zgjedhore. Kështu, prezenca e OSBE në Tiranë do të organizojë tryezën ku janë të ftuar parti parlamentare dhe jashtëparlamentare.
Bëhet me dije se ftesa për pjesëmarrje i ka shkuar edhe Partisë Demokratike si dhe partive të tjera të opozitës jashtëparlamentare.
Ajo çka nuk dihet deri më tani është fakti nëse PD dhe aleatët e saj do të marrin pjesë. Kujtojmë se dje kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ftoi PD për t’u ulur në një tryezë për bashkëpunimin në kuadër të reformës zgjedhore.