Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Nissan paralajmëroi tremujoren e fundi se po shkonte ‘buzë greminës’.
Dhe tani është e qartë se problemet e gjigantit të makinave nuk janë zgjidhur.
Prodhuesi i dytë më i madh i makinave në Japoni tha të enjten se fitimet janë zhdukur thuajse tërësisht gjatë tremujorit të parë të vitit.
Fitimet u zhytën me 99% krahasuar me tremujorin e parë të një viti më parë.
Të ardhurat, ndërkohë, ranë gati 13% krahasuar me një vit më parë.
Nissan tha se do të shkurtojë 12.500 vende pune nga fuqia e tij punëtore në mbarë botën.
Kompania shtoi se do reduktojë linjën e prodhimit me të paktën 10% deri në fund të vitit 2022.