Një 37-vjeçar i dënuar me 6 vite burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni është vënë në prangat e policisë në Shkodër. Shkodrani me iniciale A.D., në bashkëpunim me persona të tjerë ka shfrytëzuar femra me qëllim prostitucioni, duke përdorur dhe dhunë. Policia raporton se ai kreu këtë aktivitet për dy vite, nga janari i 2012 deri në janar të 2014. Gjatë kohës së qëndrimit në Itali 37-vjeçari rezulton se përdori pasaporta të falsifikuara. Ai është arrestuar me qëllim ekstradimin në shtetin fqinj. “A. D., 37 vjeç, banues në Shkodër nga periudha 01.01.2012 deri 18.01.2014 në bashkëpunim me persona të tjerë ka shfrytëzuar femra me qëllim prostitucioni, duke përdorur dhe dhunë. Gjithashtu gjatë kohës së qëndrimit në Itali ka përdorur pasaporta të falsifikuara,”-njoftojnë uniformat blu. Gjykata e Apelit Milano e ka dënuar me 6 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim i pasaportave”.

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 37-vjeçar i dënuar me 6 vite burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni është vënë në prangat e policisë në Shkodër.

Shkodrani me iniciale A.D., në bashkëpunim me persona të tjerë ka shfrytëzuar femra me qëllim prostitucioni, duke përdorur dhe dhunë.

Policia raporton se ai kreu këtë aktivitet për dy vite, nga janari i 2012 deri në janar të 2014.

Gjatë kohës së qëndrimit në Itali 37-vjeçari rezulton se përdori pasaporta të falsifikuara.

Ai është arrestuar me qëllim ekstradimin në shtetin fqinj.

“A. D., 37 vjeç, banues në Shkodër nga periudha 01.01.2012 deri 18.01.2014 në bashkëpunim me persona të tjerë ka shfrytëzuar femra me qëllim prostitucioni, duke përdorur dhe dhunë.

Gjithashtu gjatë kohës së qëndrimit në Itali ka përdorur pasaporta të falsifikuara,”-njoftojnë uniformat blu.

Gjykata e Apelit Milano e ka dënuar me 6 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim i pasaportave”.

Zjarr Tv Ad