Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gjykata e Posaçme ka shuar masën e arrestit me burg për ish-zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda, duke i dhënë asaj lirinë. Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, e cila bën me dije se snhuarja e mësaës është bërë për shkak se Voda ka shlyer dënimin.
Kujtojmë se Voda u dënua në shkallen e parë me 10 muaj burg, pasi dyshohet se ndikoi për të punësuar një person në administratën shtetërore kundrejt ryshfetit. Nga hetimet e SPAK, rezultoi se Voda kishte marrë 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Florida Beun në ministri. Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren, duke shfrytëzuar edhe lidhjen shoqërore që ka pasur me të.