Një armë në brez, pistolete me mulli e automatik në banesë. Ja kush është “i forti” i Shijakut 

0
208
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka arrestuar 42-vjecarin nga Shijaku, Artur Prolla, pasi u kap me arme zjarri ne brez, nderkohe qe ne banese iu gjet edhe nje automatik Skorpion M-84 me silenciator. “Goditet një tjetër rast armëmbajtjeje pa leje duke u finalizuar me sukses operacioni i koduar “Smith 2

Njoftimi i policisë

Policia e Shijakut arreston një 42 -vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri “pistoletë” me vete, si dhe gjatë kontrollit në banesë i gjendet edhe një automatik me silenciator.

PoliciaShijakut, në bazë të informacioneve të siguruara mbrëmjen e djeshme ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Smith 2”, në kuadër të kapjes së personave që disponojnë armë zjarri, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve. Është arrestuar në flagrancë shtetasi: • Artur Prolla 42 vjeç, banues në Shijak.

Këtij shtetasi në vëndin e quajtur Koxhas / Kodër, gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale: • një armë zjarri tip pistoletë “SMITH & ËESSON” , me mulli me 5 fishekë kalibri 38 mm (gjatë kontrollit fizik).

 

Zjarr Tv Ad