Një auditim i kryer nga KLSH ka konstatuar një dëm prej afro 150 milionë dollarësh

0
778
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një auditim i kryer nga KLSH në Albpetrol ka konstatuar se kjo Shoqëri shtetërore i ka shkaktuar arkës së shtetit një dëm prej afro 150 milionë dollarësh, 30 milionë prej të cilave nga ARMO.
Raporti përfundimtar i Kontrollit të Lartë të shtetit zbardh që pavarësisht se ARMO i është rikthyer punës në vitin 2016, Albpetrol nuk ka arkëtuar prej saj një borxh prej më shumë se 3 miliardë lekësh. Sipas KLSH, borxhi nuk është arkëtuar edhe pse një vendim gjykate I vitit të shkuar detyronte Albpetrol-in t’i merrte ARMO-s borxhin bashkë me kamatvonetsat.“Megjithëse uzina e përpunimit të thellë të naftës prone e ARMO sha është vënë në punë (kjo e konfirmuar dhe nëpërmjet mediave), Albpetrol SHA nuk ka kryer asnjë veprim arkëtimin e detyrimeve të mësipërme”, thekson KLSH në raportin përfundimtar.///

Zjarr Tv Ad