Një autobombë përpara një gjykate në Irlandën e Veriut

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një bombë e vendosur në një makinë ka shpërthyer jashtë selisë së gjykatës në Londonderi të Irlandës së Veriut. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, pak pasi policia kishte marrë një sinjalizim nga një telefonatë anonime. Në momentin e shpërthimit disa oficerë ndodheshin në vendin e ngjarjes, por për fat të mirë asnjë prej tyre nuk ka mbetur i lënduar.

Në kuadër të masave të marra, policia evakuoi një seri ndërtesash përreth dhe një kordon i forcave të sigurisë qëndroi në vendngjarje gjatë gjithë natës. Autoritetet lokale nuk kanë dhënë detaje mbi autorin e mundshëm të këtij akti, por kanë deklaruar për BBC se automjeti ishte vjedhur në një lokalitet tjetër. Për hetuesit, bëhet fjalë për një paralajmërim.

Klasa politike në Irlandën e Veriut, por edhe ajo në Londër e kanë dënuar ashpër shpërthimin. Krahas dënimit të këtij veprimi, ato kanë deklaruar njëzëri se qytetarët nuk do të tremben nga akte të tilla. Shpërthimi shkaktoi kryesisht panik dhe dëme materiale dhe bëri që përkohësisht të pezullohej qarkullimi i mjeteve dhe lëvizja e qytetarëve në zonën e ndodhur në rrugën Bishop.

 

Zjarr Tv Ad