“Një Big Brother politik”, Grida Duma: Dikur Berisha bënte kompromise me Nanon, ka “goditur keq” edhe Metën, saqë mund “të vriteshin”…

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, foli për situatën politike që po kalon PD, duke thënë se asnjëri nga demokratët nuk e dëshiron gjendjen në të cilën ndodhet partia më e madhe opozitare në vend.

Deputetja demokrate u shpreh në “Top News” se ish-kryeministri Sali Berisha dikur ka bërë kompromise me Fatos Nanon dhe ka “goditur “ presidentin Ilir Meta “saqë mund të mendoje se edhe mund të vriteshin.”

Pyetje: Sa i vështirë ishte momenti për t’ju kundërvënë Berishës?

Grida Duma: Nuk është i thjeshtë sigurisht, por jo dhe aq i vështirë. Gjëja më e vështirë është të shohësh PS që fërkon barkun me atë që ndodh në PD. Kur shikon një mazhorancë që po bën qef totalisht, vetëm Rama po përfiton nga kjo. Se socialistët nuk fitojnë gjë, se shohin një Big Brother politik aty.

Pyetje: Berisha u kthye në armikun e PD-së?

Grida Duma: Jo për mua, ai është një njeri që i është errësuar arsyeja e vet në raport me personin e vet. Ai nuk e ka imagjinuar kurrë që mund të preket nga PD se ai e quan pronë të veten. Kjo çorienton arsyen e tij. Berisha e ka krijesë PD-në, por kur vjen puna për të shpëtuar fëmijën apo veten, të gjithë zgjedhin fëmijën”.

Zjarr Tv Ad