Situatës së nxehtë politike edhe në Shqipëri po edhe në Kosovë grafisti i njohur Avni Delvina i ka kushtuar një punim të tij.
Ja postimi i tij i plotë shoqëruar edhe me fotomontazhin pikant
Nga Avni Delvina, piktor i njohur shqiptar
Grafikë nga cikli “Një bisedë te Kafe Skrapari””
Në grafikë jepet një bisedë treshe midis prof. Plasarit, presidentit Meta në rolin e baristit për kafen që i ka premtuar filantropit, dhe filantropi Soros….Ata të dy i thonë filantropit, se do bënte mirë të largohej nga Shqipëria…Sa i kollajshem duket ky vend, aq i vështirë është.
Në Shqipëri të presin si mbret dhe të largojnë si barbon. Prandaj, sa pa u hap loja keq, duhet t’ja mbathesh. Do të të duket Hungaria lule…..Shqiptari është belaçi nga natyra dhe zevzek i madh. Dhe profesori vazhdon, se edhe për këtë baristin nga Skrapari që bëri dje një deklaratë historike, një pjesë e shqiptarëve do mërziten.
Do mërziten jo me deklaratën, por me kurajon që ai tregoi. I kam thënë edhe unë me kohë këto opinione për ty, por thëniet e mia nuk ju interesojnë, sepse unë jam thjesht një prof…