“Një burrë hodhi letrat në një fuçi të ndryshkur”/ Diplomatët iranianë dogjën dokumentet para se të largoheshin, dëshmitari për Reuters tregon gjithçka: Flakët ndriçonin muret e ambasadës trekatëshe

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Diplomatët iranianë dogjën dokumentet në orët e para të mëngjesit të enjtes, disa orë përpara se të largoheshin nga vendi pasi Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, duke akuzuar Republikën Islamike për një sulm kibernetik në korrik, raporton Reuters.

Kryeministri Edi Rama tha të mërkurën se “kishte urdhëruar diplomatët dhe stafin iranian të mbyllnin ambasadën dhe të largoheshin nga vendi brenda 24 orëve”.

Kreu i qeverisë u shpreh se sulmi kibernetik i korrikut ka pasur për qëllim “të paralizojë shërbimet publike, të fshijë sistemet dixhitale dhe të hakojë të dhënat shtetërore, të shkaktojë kaos dhe pasiguri në vend”.

Një dëshmitar tha për Reuters se ka parë “një burrë brenda ambasadës duke hedhur letra në një fuçi të ndryshkur dhe flakët ndriçonin muret e ambasadës trekatëshe”.

Washingtoni, aleati më i afërt i Shqipërisë, fajësoi gjithashtu Iranin për sulmin dhe premtoi “të ndërmarrë veprime të mëtejshme për ta mbajtur Iranin përgjegjës për veprimet që kërcënojnë sigurinë e një aleati të SHBA”.

Teherani ka dënuar vendimin e Tiranës për të ndërprerë marrëdhëniet e saj diplomatike duke i quajtur si “pretendime të pabaza”, shkruan media prestigjioze.

Shqipëria dhe Irani kanë pasur marrëdhënie të tensionuara që nga viti 2014, kur Shqipëria pranoi rreth 3000 anëtarë të grupit opozitar në mërgim Organizata e Muxhahidëve Popullor të Iranit, e njohur edhe me emrin e saj farsi Mujahideen-e-Khalq, të cilët janë vendosur në një kamp pranë Durrësit, porti kryesor./sot.com

Zjarr Tv Ad