Një burrë i hyn me forcë në shtëpi,kengetarja e njohur kerkon urdher mbrojtje

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katy Perryt i është dhënë një urdhër mbrotje  kundër një personi që e ka sulmuar dhe përndjekur. Në dokumentet e gjykatës thuhet se këngëtarja ka marrë urdhërin kundër një burri të quajtur, William, i cili shkeli në pronën e saj. Ky urdhër pritet të mbrojë bashkëshortin e saj, Orlando Bloom, djalin e tij, Flynn dhe vajzën e tyre të vogël, Daisy.

Katy ka treguar se personi në fjalë ka kaluar gardhin e shtëpisë së saj në Beverly Hills në 8 shtator, ndërkohë që ajo ndodhej brenda bashkë me Orlandon dhe Daisyn. “William” ka kërcënuar edhe më parë Orlandon në “Twitter” dhe Katy ka pranuar se ndihet e rrezikuar për shkak të tij.

“William ka bërë kërcënime në Twitter duke shkruar se dëshiron t’i këpusë qafën Orlandos dhe më ka sharë mua në postime të ndryshme. Ai ka hyrë në pronën time dhe përbën një rrezik të vërtetë për të gjithë ne”, ka thënë Katy sipas dokumenteve të gjykatës.

“Jam shumë e frikësuar se ai mund të ketë armë me vete. Jam e frikësuar për sigurinë time, të partnerit tim, fëmijës sim të sapolindur, familjes dhe miqve tanë”, është shprehur këngëtarja. Ky urdhër ndalimi ndaj burrit në fjalë do jetë i përkohshëm.

Zjarr Tv Ad