Një ceremoni përrallash, 28-vjeçaria bën realitet historinë e Hirushes

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për 28-vjeçaren australiane nga New South Wales Emily Breden, përrallat nuk janë thjesht rrëfenja që u thuhen apo lexohen fëmijëve para gjumit, por shumë më tepër se kaq. Që e vogël ajo e dinte se në ditën e saj më të lumtur ajo donte diçka ndryshe, një ceremoni që të mos kishte krahasuar me ato që kishte parë apo do të merrte pjesë më vonë. Dhe kështu ndodhi, Emily organizoi një dasëm të pazakontë të frymëzuar nga përralla e Hirushes. Kishte gjithçka që kërkonte dashurinë e sinqertë dhe princin e saj të kaltër, që kësaj here nuk kishte nevojë ta kërkonte me një këpucë në dorë pasi e kishte në krahët e tij. E veshur si Hirushja me një princ fiks si në përrallën që të gjithë kemi parë dhe dëgjuar në fëmijëri, Emily it ha ‘’PO” të fejuari të saj Jack në një dasmë me 64 të ftuar në Australi. Rregulli i kësaj dasme ishte shumë i thjeshtë; të gjithë të ftuarit duhet të visheshin si karaktere të Disney-t.

“U ndjeva vërtetë si një Hirushe dhe Jack padiskutim është Princi im sharmant. E kam parë të qajë vetëm kur u bëmë me fëmijë, por kur më pa duke shkuar drejt altarit e pashë me lot në sy. Ishte një magji e vërtetë.”,- rrefeu ajo për një të përditshme australiane. Por dasma nuk do të ishte e plotë pa tortë dhe këtu Emily vendosi të guxonte, duke zgjedhur një tortë me dy kate me Mickey Mouse dhe Minnie. Dhe ata jetuan të lumtur, derisa përralla të ketë fund!

Zjarr Tv Ad