“Një çmenduri tjetër rilindase”/ Meta për projektin e Portit të Durrësit: Skemë tipike pastrimi parash! Do qarkullohet 3.2 miliard euro, nuk bëhet asnjë

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka konsideruar çmenduri projektin e Portit të Durrësit, e cila sipas tij përfshin pastrimin e parave, mungesën e transparencës dhe shkatërrimin e interesit publik.

Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se duke u nisur nga plani i financimit të projektit, duket se është një skemë tipike pastrimi parash.
Sipas ish-Presidentit, “me 6.8 % financim nga aksionerët dhe bankat, (të investimit 2 miliard euro), pra rreth 130 milion euro, realizohet një operacion qarkullimi prej 3.2 miliard Euro”.

Meta thotë se interesi këtu është krejtësisht privat, pasi projekti nuk është infrastrukturë strategjike.

Postimi i Ilir Metës në Facebook:

Afera e Portit të Durrësit, është një çmenduri tjetër rilindase, që ka përcaktorë makuterinë, babëzinë, pastrimin e parave, mungesën e transparencës, dhe shkatërrimin e interesit publik.

Nga një vlerësim i planit të financimit të projektit, duket qartë se kemi të bëjmë me një skemë tipike pastrimi parash.

Vetëm me 6.8 % financim nga aksionerët dhe bankat, (të investimit 2 miliard euro), pra rreth 130 milion euro, realizohet një operacion qarkullimi prej 3.2 miliard Euro.

Nuk ka transparencë se cili është interesi publik i kësaj skeme pastrimi parash.

Me statusin e investitorit strategjik të skemës, nuk është e qartë nëse TVSh e munguar do të jetë 20% e 2 miliard, rreth 400 milion euro.

Pa përmendur 8% të infrastrukturës, 160 milion euro dhe 3% për të pastrehët 60 milion euro.

Pra, rreth 600 milion euro që nuk hyjnë në shtet.

Një ndërhyrje e tillë, cënon rëndë të ardhurat në buxhet dhe prish gjithë tregun e ndërtimit dhe kompanive të rregullta të ndërtimit.

Interesi këtu është krejtësisht privat, pasi projekti nuk është infrastrukturë strategjike.

Por “strategjike” për “Rilindjen” janë vetëm mega-skemat e vjedhjes dhe pastrimit të parave!

Zjarr Tv Ad