Një diamant i rrallë blu zbulohet në Afrikën e Jugut

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një diamant, më i madhi ngjyrë blu i zbuluar ndonjëherë më parë në Botsvana, 20,46 karat u prezantua sot për publikun në Gaborone. Një zbulim i veçantë në këtë shtet në Afrikën Jugore, një nga prodhuesit kryesorë të diamanteve në botë.

‘Një zbulim vërtetë i rrallë gjetja e një guri me këtë ngjyrë dhe madhësi. Është një zbulim unik, aq i rrallë sa vetë zbulimi i një ylli në rrugën e qumështit’’, deklaroi Marcus ter Haar, drejtor i përgjithshëm i kompanisë Okavango Diamant Company (ODC), pronari i diamantit.

Guri u nxorr nga miniera Orapa (lindje) miniera më e madhe në qiell të hapur e diamanteve në botë dhe bën pjesë në kategorinë, shumë të rrallë të diamanteve me ngjyrë blu të errët.

Guri i lëmuar u quajt ‘’Blu Okavango’’ referuar deltës të Okavango në Botsvana. Diamanti pritet të dalë në shitje deri në fund të vitit.

Në vitin 2016, diamanti i famshëm blu Oppenheimer theu të gjitha rekordet në Gjenevë gjatë ankandit të organizuar nga kompania Christie’s. Guri me një ngjyrë blu të ndezur mjaft të veçantë, me një peshë rreth 14,62 karat i ngjitur në një unazë u shit me një çmim rekord prej 57,54 milionë dollarë.

 

Zjarr Tv Ad