Një ditë para hapjes zyrtare të fushatës, Yuri Kim viziton Shkodrën, foto me qytetarët në pedonale

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka vizituar sot qytetin e Shkodrës. Diplomatja amerikane është pare të lëvizë në pedonalen e qytetit, duke përshëndetur qytetarët, si dhe duke bërë fotografi me ta.

Theksojmë se vizita e Yuri Kim në Shkodër vjen disa orë para takimit elektoral të kreut të PD, Lulzim Basha. Ditën e nesërme kryedemokrati Basha do të prezantojë kandidatin për kryetar të Bashkisë Shkodër, Xhemal Bushati.

Po ashtu nesër do të hapet zyrtarisht edhe fushata për zgjedhjet vendore të 6 Marsit, të cilat do të mbahen në 6 Bashki të vendit.

Zjarr Tv Ad