Një ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha, Rama sigurohet të mbrojë “Kërpudhën”! Heq instilacionin e preferuar nga Kryeministria

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë para protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, është hequr instilacioni i famshëm i “Kërpudhës’ në lulishten e godinës së qeverisë.

Rama ka vendosur që “Kërpudha”, një ndër veprat e preferuara të kreut të qeverisë, të “fshihet” nga sheshi për të mos u dëmtuar.

Ndërsa në pamje shihet momenti kur autoritetet punojnë për heqjen e instilacionit.

Në një nga tubimet e opozitës “Kërpudha” është shkatërruar nga protestuesit, por kreu i qeverisë e rindërtoi atë më të madhe seç ishte dhe para çdo proteste të thirrur sigurohet ta mbrojë duke e larguar nga lulishtja e Kryeministrisë.

Zjarr Tv Ad