Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një ditë para zgjedhjeve vendore, Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi vendosi që të realizohet transferimi i pesë qendrave të votimit në Bashkinë e Shkodrës, nga 11 që kërkoi kryebashkiakja Voltana Ademi.
Qendrat që do të transferohen janë 0116, 0117, 0118, 0119 dhe QV me fraksion që lidhin fshatin Shalë me Thethin.
Sot komisioneri rishqyrtoi kërkesën e Ademit për transferimin e 11 qendrave të votimit që janë në zonat problematike dhe të mbuluara nga dëbora.
Zgjedhjet vendore do të mbahen ditën e nesërme në bashkinë: Shkodër Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë dhe Lushnjë.