Një ditë pas incidentit me rusët në Gramsh/ Arrestohen nga policia dy të huaj, fotografuan uzinën e armëve ne Poliçan

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy shtetas të huaj janë arrestuar nga policia në Poliçan pasi janë kapur duke fotografuar uzinën e vjetër të armëve.

Lajmi bëhet me dije për News 24. Raportohet se kemi të bëjmë me dy persona nga shtete të ndryshme europiane.

Në Berat ka mbërritur Drejtori i Policisë së Beratit, Policia Ushtarake dhe dy furgona të FNSH. Mendohet se dy personat e ndaluar janë femra, ndërsa mendohet se kanë thyer kyçin e një tuneli që bëheshin armatime.

Arrestimi vjen një ditë pas incidentit të ndodhur në Gramsh ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas u arrestuan pasi tentuan të futen në uzinën e armëve.

Burimi:BalkanWeb

Zjarr Tv Ad