Një ditë pas takimit me Ramën, Erdogan pret Vuçiçin me ceremoni madhështore

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka vizituar sot Turqinë me ftesë të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan. Vuçiç u prit me ceremoni madhështore në kompleksin presidencial në Ankara. Fillimisht parakaluan mbi kuaj përgjatë presidencës. Pas himnit të Turqisë të dy presidentët u drejtuan drejt Presidencës ku do të zhvillohet takimi. Takimi Erdogan-Vuçiç vjen një ditë pasi kreu i shtetit turk vizitoi Shqipërinë Në Tiranë, Erdogan u prit nga kryeministri Edi Rama dhe më pas udhëtoi drejt Laçit për inaugurimin e 522 shtëpive të rindërtuara, financim nga qeveria turke, pas tërmetit të 26 nëntorit 2016.

Gjithashtu, Erdogan i kërkoi në mënyrë të prerë Edi Ramës që të veprojë menjëherë kundër organizatës FETO, të cilën Turqia e konsideron terroriste. Gjatë kësaj vizite presidenti turk refuzoi të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë, ndërsa nga qeveria turke ka akuza në adresë të Komunitetit Mysliman Shqiptar se kontrollohen nga organizata e klerikut Fetullah Gulen. Pretendime të cilat janë hedhur poshtë nga përfaqësuesit e KMSH. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka vizituar sot Turqinë me ftesë të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Vuçiç u prit me ceremoni madhështore në kompleksin presidencial në Ankara. Fillimisht parakaluan mbi kuaj përgjatë presidencës. Pas himnit të Turqisë të dy presidentët u drejtuan drejt Presidencës ku do të zhvillohet takimi. Takimi Erdogan-Vuçiç vjen një ditë pasi kreu i shtetit turk vizitoi Shqipërinë, vizitë e cila ndezi debate pasi u bë në përvjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në Tiranë, Erdogan u prit nga kryeministri Edi Rama dhe më pas udhëtoi drejt Laçit për inaugurimin e 522 shtëpive të rindërtuara, financim nga qeveria turke, pas tërmetit të 26 nëntorit 2016.

Gjithashtu, Erdogan i kërkoi në mënyrë të prerë Edi Ramës që të veprojë menjëherë kundër organizatës FETO, të cilën Turqia e konsideron terroriste. Gjatë kësaj vizite presidenti turk refuzoi të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë, ndërsa nga qeveria turke ka akuza në adresë të Komunitetit Mysliman Shqiptar se kontrollohen nga organizata e klerikut Fetullah Gulen. Pretendime të cilat janë hedhur poshtë nga përfaqësuesit e KMSH. KMSH nuk u ftua as në përurimin nga Erdogan të xhamisë së Et’hem Beut.

Zjarr Tv Ad