Një ditë pas vendimit të Putinin për mobilizim, rusët në moshë lufte udhëtojnë drejt Serbisë

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhjetëra pasagjerë zbarkuan në orët e para të së enjtes në Beograd, në fluturime nga Moska, një ditë pasi presidenti Putin njoftoi mobilizim të pjesshëm të 300 mijë rezervistëve në luftën në Ukrainë. Shumë thonë se i kishin blerë biletat me herët, por jo të gjithë janë të sigurt nëse do të rikthehen.

“Nuk e di a do të rikthehem, të shohim”, thotë një banor. Një tjetër rus i cili e ka identifikuar veten si Sergei, tha se ishte i shqetësuar për vendimin e Putinit. “Çdo njeri normal është i shqetësuar mendoj.

Lufta është e tmerrshme kështu që është normale të kesh frikë, nga lufta apo nga vdekja”, thotë një tjetër.

Të shumtë ishin rusët që zbarkuan në aeroportin e Stambollit, tjetër destinacion i përzgjedhur nga ata që duan t’i shpëtojnë rekrutimit në luftë. Një prej tyre tha se ishte nisur vetëm me një çantë shpine drejt aeroportit, menjëherë pasi Putin njoftoi vendimin.

“Mobilizimi i pjesshëm është arsyeja përse jam këtu. Ishte një hap shumë i dobët dhe që do të sjellë shumë probleme për qytetarët rusë”, shprehet një tjetër.

Zjarr Tv Ad