Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme në orën 17:00 pritet të zhvillojë një mbledhje me kryetarët e degëve.
Kjo mbledhje e kreut të PD-së vjen një ditë pas mbledhjes me grupin parlamentar ku shimica e deputetëve demokratëve i kërkon Bashës të japë dorëheqjen nga partia.
Të parët që kërkuan që kreu i Partisë të mbante përgjegjësi për zgjedhjet e 6 Marsit ishin nënkryetarët Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma.
Ditën e djeshme Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme vendore, në një deklaratë për mediat tha se “ai nuk ka humbur asnjë garë”, deklaratë e cila solli reagime të forta.