Kryeministri Edi Rama theksoi sot në Tiranë se Shqipëria ka nevojë për më shumë besim dhe mbështetje nga partnerët strategjikë dhe miqtë ndërkombëtarë.
Ai përmendi marrëdhëniet e ngushta me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe theksoi se vendi po mëson nga realitete të ndryshme për të përmirësuar vetveten, duke njohur sfidat e kohëve komplekse që po kalojmë.
Rama theksoi se një nga fjalët më të përhapura sot në debatet globale është “polarizim”, një term me histori që daton nga fillimi i shekullit të 19-të. Ai solli në vëmendje fjalën “epokë”, që sipas tij është gjithashtu shumë e rëndësishme në kuptimin e situatës aktuale.
Duke iu referuar fjalëve të ish-presidentit amerikan Donald Trump, Rama tha se kur Trump thotë se “Zoti e shpëtoi sepse ka një plan për Amerikën”, kjo është vetëm gjysma e së vërtetës.
Sipas Ramës, gjysma tjetër është se Zoti e ka shpëtuar sepse ka një plan edhe për Evropën. Kryeministri shtoi se ndjenja e tij ishte se po afrohet një epokë e artë edhe për kontinentin tonë.
“Jemi sot këtu që të përcjellim mesazhin që ky vend do më shumë që ka nevojë për më shumë njerëz që të na besojnë dhe e mira e Shqipërisë është që siç e shihni, jemi miq të mire me shumë njerëz. Ne duam që miqtë e te ftuarit të na thonë që jemi partnere strategjik, jemi të bekuar të themi që partnere të ngushtë me Emiratet e Bashkuara Arabe. Po mësojmë nga realitete të ndryshme dhe të bëjmë më të mirën prej tyre. Jemi të vetëdijshëm që kohërat që jetojmë janë të ndërlikuara.
Kontrollova fjalorin, ku fjala më e përdorur është “polarizim”, përkufizimi daton që nga fillimet e viti 1800, që përshkruante valët e lehta. Ndërsa për fjalorin ‘Colin’, fjala numër një ishte ‘epokë’. Besoj me të gjithë fuqinë time, se kur Donald Trump thotë se zoti e shpëtoi sepse ka në plan për Amerikën, ai thotë në fakt vetëm gjysmën e të vërtetës, besoj se gjysma tjetër është se zoti e shpëtoj se ai ka një plan tjetër dhe për Europën. Kur dëgjova Trump të fliste për në epokë të artë po afronte, ndjesia ime ishte që një epokë e artë mund të çelet dhe për Europën”, deklaroi Rama.