‘Një fije peri më ndau nga “katastrofa. Lorenci po më provokonte shumë!’ Kristi flet për Keisin

0
589
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të gjithë e kanë vlerësuar mënyrën se si Krist Aliaj menaxhoi ndarjen nga Keisi Medini, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 2”.

Në momentin që Keisi i tha se dëshironte të ndahej, ai nuk bëri drama dhe nuk e lejoi veten që të mërzitej nga kjo gjë.

I ftuar sot në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Kristi tha se e kaloi me sportivitet pasi nëse do bënte drama, do ishte diçka që banorët e tjerë do e përdornin dhe do e sulmonin.

Ish-banori i BB VIP shprehet se ishte një fije peri shumë e hollë, ku situata mund të dilte nga kontrolli dhe e konsideron atë si një moment delikat. Kristi gjithashtu është shprehur se nuk dëshironte ta dramatizonte këtë gjë për të ndenjur në shtëpinë e “Big Brother” sepse nuk ishte në tipin e tij kjo gjë.

“Ishte një fije peri, një fije shumë e hollë. Ishte një moment shumë delikat edhe për mua edhe për shtëpinë. Njerëzit e kishin fokusin shumë aty, tek ajo gjë dhe unë e dija. Kisha arsye ta dramatizoja, po të doja, por nuk e bëra. Ata ishin gati të më kapnin në këtë pikë.

Lorenci po më provokonte shumë. E menaxhova në këtë mënyrë, thashë nuk do e dramatizoj, nuk kam as çfarë fitoj nga dramatizimi i kësaj situate me thënë të drejtën. Për të ndenjur në shtëpi, të bëja diçka të tillë, nuk është fare në tipin tim. Kam patur shumë durim”, u shpreh Kristi.

Zjarr Tv Ad