Një film dokumentar për ish kapitenin e kombëtares

0
21
VIENNA, AUSTRIA - MARCH 26: Lorik Cana of Albania looks on during the international friendly match between Austria and Albania at the Ernst Happel Stadium on March 26, 2016 in Vienna, Austria. (Photo by David Rogers/Getty Images)
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Etapat më të rëndësishme në jetën dhe karrierën e një prej futbollistëve më të njohur shqiptar, u përjetësuan në një film dokumentar që ndërthuri sportin dhe kinematografinë. Premiera e dokumentarit që ka si personazh kryesor Lorik Canën, ish-kapitenin e kombëtares dhe një prej emrave më të dashur për tifozët, u prezantua për personalitete të shumta të sportit, artit dhe politikës.

Në një rend kronologjik që përshkon fëmijërinë në Gjakovë, jetën e vështirë, transferimin te Paris Saint Germain dhe më pas ekipe të tjera të njohura, dokumentari përfshin gjithashtu pamje të rralla të jetës private të Lorikut.

Cana mbetet emri më i pëlqyeshëm për tifozët shqiptar, ai që frymëzoi kuqezinjtë në kualifikimin historik në “Euro 2016”.

Zjarr Tv Ad