Një fletëvotimi tepër/ Pezullohet numërimi në KZAZ 23 në Durrës…

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mësohet se është pezulluar numërimi i votave në KZAZ 23 në Durrës, me kërkesë të pjesëtarëve të grupeve të numërimit të votave.

Sipas BW, në procesverbalin e mbajtur pas mbylljet së votimit më 25 prill, kanë rezultuar 314 vota, ndërkohë që gjatë numërimit në kuti kanë qenë 315 vota.

Për këtë arsye, është njoftuar dhe KZAZ dhe janë kryer veprimet përkatëse, duke hapur dhe kutinë e materialeve zgjedhore për të verifikuar ndonjë shënim të mundshëm, por nuk ka pasur. Grupet e punës kanë bërë ankimim tek kryetari i KQZ-së.

Zjarr Tv Ad