Një gazetar i njohur kandidat për kryebashkiak nën logon e PD-së: Mijëra më njohin si socialist, por në fakt unë nuk bëj marrëveshje të fshehta kundër profesionit tim

0
410
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Telnis Skuqi synon drejtimin e Bashkisë së Gjirokastrës në logon e PD-së. Ai ka njoftuar se do të garojë në primare, me mesazhin se ka ardhur koha t’i kthej borxhin qytetit të tij, Gjirokastrës.

“Shumë më njohin si gazetar, shumë të tjerë si demokrat, mijëra më njohin si socialist, por në fakt unë jam Telnisi që nuk bëj marrëveshje të fshehta kundër profesionit tim.

Për këtë arsyje kam vendosur të garoj në primaren e Partisë Demokratike për Bashkinë e Gjirokastrës. Edhe pse ndodhem disa mijëra kilometra larg nga Shqipëria, asnjëherë nuk kam hequr dorë nga Gjirokastra.

Fatkeqësia ime është se Gjirokastrën e dua çmendurisht shumë, prandaj ka ardhur koha t’i kthej borxhin qytetit tim. Së bashku me demokratët për Gjirokastrën tonë..”, njofton Skuqi.

Zjarr Tv Ad