Një gjeorgjian për portën e Juves, bardhezinjtë kërkojnë të afrojnë gardianin e skuadrës spanjolle

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Panoramasport.al/ Juventusi nis të shohë përreth për portierin e së ardhmes dhe mesa duket objektivi është lokalizuar. Sipas asaj që raportonte dje “Gazzetta dello Sport”, klubi bardhezi ka vënë në shënjestër Giorgi Mamardashvilin, yllin e radhës që ka vënë në vitrinë futbolli gjeorgjian, pas fantazistit të Napolit, Kvisha Kvaratskhelia.

22-vjeçari aktivizohet aktualisht në radhët e spanjollëve të Valencias, por duke qenë në vitin e parafundit të kontratës së tij, Juventusi kërkon që të përfitojë nga kontaktet e para, të cilat kanë nisur tashmë.

Madje, vetë drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Federiko Kerubini, ka qenë prezent në Valencia në fundjavë për të ndjekur nga afër Giorgi Mamardashvilin, i cili ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh. Dhe të mendosh se Valencia e bleu vetëm 850 mijë euro vjet kartonin e tij.

PANORAMASPORT.AL

Zjarr Tv Ad